“Cenojnë jetën e qytetarëve”, Rama uron ditë të mbarë me këto pamje nga aksioni kombëtar
Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë me pamje nga aksioni kombëtar që vijon prej 4 javësh për heqjen e tabelave dhe objekteve të paligjshme nga akset rrugore.
Rama thotë se këto objekte cenojnë jetën e qytetareve.
Statusi i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këto foto të Aksionit Kombëtar – që vijon tanimë prej 4 javësh – për pastrimin e të gjitha nyjeve dhe akseve rrugore nga teneqet, llamariniat, gomat dhe ngrehinat e vendosura anëve në kundërshtim me Kodin Rrugor duke cenuar jetën e qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë ?





