Çështja “Habilaj”/ Më 31 tetor seanca e parë gjyqësore
Seanca e parë gjyqësore e anëtarëve të bandës së Habilajve të arrestuar me urdhër të Gjykatës së Katanias në operacionin e Policisë italiane të koduar “Rosa dei Venti”, do të zhvillohet më 31 tetor 2017. Me anë të avokatëve të tyre të gjithë të arrestuarit kanë prezantuar kërkesën e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Katanias duke kundërshtuar akuzën ndaj tyre. Një nga anëtarët e bandës së Habilajve, Nazer Seitaj është arrestuar në territorin e Shqipërisë, dhe brenda 20 ditëve nga data e arrestimit duhet të ekstradohet drejt Italisë për t’iu nënshtruar gjykimit të drejtësisë italiane.
Banda e Habilajve:
Moisi Habilaj, i lindur më 18/01/1978 në Shqipëri i konsideruar kreu i kësaj bande
Fatmir Minaj, lindur në Shqipëri më 15/04/1962 banues në komunë Modica të Raguzës
Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri më 27/01/2016 e banues në komunë Modica të Raguzës
Nezar Seiti lindur në Shqipëri më 30/03/1977 e i arrestuar në territorin e Shqipërisë
Italianët e arrestuar janë:
Vincenzo Spampinato, banues në Palagonia në provincën e Katanias
Gianluca Passavanti, banues në Katania
Angelo Busacca , banues në Raguza
Antonino Riela. banues në Katania
3 shqiptarët për të cilët drejtësia italiane kërkon arrestimin e ekstradimin e tyre drejt Italisë janë:
Florjan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj, lindur në Vlorë më 11/10/1980
Armando Sulaj , vallai i Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri ma 12/05/1984
Tigrens Mezuraj lindur në Shqipëri më 29/07/1994
Anëtarët e bandës së Habilajve akuzohen se janë pjesëmarrje në organizatë kriminal me aktivitet trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve.

