CEZ-DIA, dënohet me 11 vite burg Kastriot Ismailaj
Aktualitet E Premte, 16 Korrik 2021 01:33
Gjykata Penale e Tiranës ka dwnuar me 11 vite burg ish- administratorin i kompanisë DIA . Prokuroria kërkoi dënimin e Ismailajt me 15 vite burg për skandalin e CEZ-DIA, por gjykata e zbriti dënimin me 4 vite.
Po ashtu me vendim të Gjykatës së Tiranës, Kastriot Ismailajt i konfiskohen dhe 4 milionë dollarë.
Ndaj Ismailajt janë zhvilluar 45 seanca gjykimi, ku akuzat që rëndojnë ndaj tij ishin pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

