Çfarë nuk u pa në TV? Basha kalon te selia e PS dhe…(VIDEO)
Ndërsa protesta 60 minutëshe e opozitës ishte paqësore, ndonëse u bllokuan 5 rrethrrotullimet kryesore të Shqipërisë, përfshi këtu dhe sheshin “Shqiponja” dhe rrethrrotullimin tek Teknologjikja në Tiranë, duke iu lënë mundësi kalimi vetëm ambulancave, GSH.al ka publikuar një video përmbledhëse të të gjitha lëvizjeve të kryedemokratit Lulzim Basha.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mbërriti rreth orës 11:00 në sheshin Shqiponja, ku iu bashkua protestuesve, duke qëndruar këmbëkryq me ta, për të përshkuar në këmbë shumë akse.
Në një moment që nuk është parë në TV, ai kalon edhe para selisë së Partisë Socialiste. Protestuesit që e shoqërojnë dëgjohen teksa brohorasin “Ik, ik” dhe “poshtë kriminelët”, ndërkohë që një dron po filmonte protestën.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-Vigbc-QUNs” width=”560″ height=”315″]

