Daily Mail/ Më shumë se 120 mijë turistë britanikë zgjedhin Shqipërinë duke shijuar plazhet dhe hotelet e lira

Britanikët po vërshojnë drejt Shqipërisë, teksa vendi po shijon një shpërthim të industrisë së turizmit, falë plazheve piktoreske, hoteleve me çmime te arsyeshme dhe restoranteve të lira.

Kështu shkruan tabloidi britanik, Daily Mail që citon ekspertë të udhëtimeve në vend. Siç thuhet, më shumë se 120 mijë shtetas britanik vizitojnë çdo vit tani shtetin ballkanik, turizmi i të cilit po shijon vitin më të suksesshëm deri tani me 3,4 milionë vizitorë të huaj në 6 muajt e parë të vitit.

“Vendi malor pritet të jetë edhe më joshës këtë dimër, me nisjen e fluturimeve të reja “low cost” nga Ryanair dhe Wizzair”, shkruan “Daily Mail”.

Swiss Digital Desktop Reklama

The port city of Sarande on the Ionian Sea could attract Brits keen for some Mediterranean sunshine for cheaper prices

Swiss Digital Mobile Reklama

Tabloidi shton më tej, se sipas një studimi të bërë prej tij, një drekë ose darke për dy persona në një restorant me çmime mesatare në Shqipëri, shkon afërisht 29 paund në total, ndërsa një birrë kushton 1,67 paund.

Qyteti më pak i shtrenjtë për birrë, vlerësohet Berati. Sipas të dhënave të databazës Numbeo mbi të dhënat e jetesës, Tirana rezulton si qyteti më i shtrenjtë për të ngrënë jashtë, e megjithatë, edhe atje, një drekë ose darkë për dy vetë, kushton vetëm 33 paund.

Çmimet e hoteleve janë gjithashtu të arsyeshme, pohon Daily Mail, e cila duke cituar të dhënat ebooking.com, thotë se ato janë mesatarisht 41 paund për një natë në hotel me 3 yje, 60 paund për hotelet me 4 yje, dhe 116 paund për ato me 5.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?