Datat e provimit të çertifikimit të mjekëve, famacistëve dhe stomatologëve
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar datat e provimit të çertifikimit të mjekëve, farmacistëve dhe stomatologëve!
Më datat 7, 8, 12,13 dhe 14 dhjetor 2017, ora 9.00 në Fakultetin e Mjekësisë zhvillohet provimi i çertifikimit për mjekët, të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të çertifikimit 2010-2014, sipas specialiteteve përkatese:
7 Dhjetor 2017 – Anestezi Reanimacion, Endokrinologji, Hematologji, Biokimi, Sëmundje infektive, Urologji, Obstetrikë-Gjinekologji.
8 Dhjetor 2017 – Mjekësi familje, Kirurgji, Onkologji, Ortopedi, ORL, Nefrologji, Neurologji.
12 Dhjetor 2017 – Neurokirurgji, Okulistikë, Gastrohepatologji, Alergologji, Pediatri, Imazheri, Psikiatri.
13 Dhjetor 2017- Reumatologji, Kardiologji, Pneumologji, Mikrobiologji, Anatomi patologjike dhe mjekësi ligjore, Shëndet publik, Urgjenca mjekësore.
14 Dhjetor 2017 – Imunologji, Dermatologji, Toksikologji, Hipertoni dhe Mjekësi interne.
7 Dhjetor, ora 09.00 në ambientet e Departamentit të Farmacisë, zhvillohet provimi i çertifikimit të farmacistëve, të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të çertifikimit 2010-2014.
8 Dhjetor, ora 09.00 në Fakultetin e Stomatologjisë do të zhvillohet provimi i çertifikimit për stomatologët, të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të çertifikimit 2010-2014.
Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së deri më datë 30 Nëntor 2017.


