Dëbimi i familjes shqiptare nga Gjermania, ministria e Integrimit kundër vendimit

Ndonëse pak muaj më parë një familje kosovare, nëna bashkë me djalin e saj 10 vjeç, u dënuan nga Gjermania, Ministria e Integrimit të këtij vendi ka pranuar veprimin e nxiturar të autoriteteve. Ngjarja në fjalë u regjistrua në Qarkun Eifel në landin e Rheinland-Pfalz. Volksfreund.de shkruan se sipas ministrisë, më e përshtatshme do të ishte që nënës t`i jepej një leje qëndrimi e përkohshme diskrecionale. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të shpëtuar familjen nga transferimi, transmeton albinfo.ch. Pas vdekjes së babait, nga i cili varej e drejta e qëndrimit, në Gjermani kishte mbetur vetëm djali 17 vjeçar, i cili ishte duke vazhduar shkollën për elektroteknikë.

Autoritetet për të huaj në nivel të qarkut kanë argumentuar se qëndrimi i tij në Gjermani nuk nënkuptonte se në mënyrë automatike duhet të rrinë edhe anëtarët tjerë të familjes. Por, qarku nuk do të pengojë vizitat e ndërsjella në mes të anëtarëve të kësaj familjeje. Kështu, motra më e madhe e 17-vjeçarit i lejohet që të vijë në Gjermani gjatë verës së ardhshme për të nisur shkollën profesionale.
Ky është rasti i dytë i konfliktit mes të qarkut të EIfelit dhe Landit.

I pari ndodhi kur Ministria e Integrimit i kishte siguruar një familjeje libaneze prej shtatë anëtarësh qëndrimin në Gjermani, përkundër vendimit refuzues të qarkut dhe Gjykatës Administrative të Trierit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?