Defekt në rrjetin e shpërndarjes, 2 mijë banorë, 2 ditë pa ujë të pijshëm në Durrës
Aktualitet E Martë, 7 Shtator 2021 21:22
Prej 2 ditësh është prishur një tube në fshatrat Armathe dhe Hamalle, të njësisë administrative Manëz në Durrës, duke i lënë banorët e zonës pa ujë.
Mësohet se banorët e zonës janë ankuar për problemin e tyre dhe kanë telefonuar punonjësit e UKD (Ujësjellës Kanalizimeve Durrës), por nuk është marrë asnjë masë deri më tani.
Janë rreth 2000 banorë të këtyre dy fshatrave që prej dy ditësh janë pa ujë të pijshëm.

