FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demo: PS në Berat do të marrë 5 mandate

Partia Socialiste zhvilloi këtë mbrëmje takimin përmbyllës elektoral në qarkun e Beratit. Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë takimit shoqërohej nga drejtuesi politik socialist i qarkut Berat, Ervin Demo dhe nga anëtarët e tjerë të listës së PS për këtë qark.

Në çelje të takimit, Ervin Demo tha se vota në 11 maj është për Edi Ramën dhe PS, për të realizuar misionin historik të integrimit në Bashkimin Evropian të vendit tonë.

Demo tha se Berati gjatë qeverisjes socialiste është transformuar si nga infrastrukturore, ashtu dhe nga ana kulturore, por edhe turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më 11 maj në qarkun tonë do të votohet në 5 bashki, do të votohet numri 5, dhe nuk ka shanse që Berati të dalë pa 5 mandate në 12 maj”, theksoi Demo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?