”Dënim me vdekje për kriminelët”
Në ambientet e Gjykatës së Vlorës, aty ku ”monstra e Selenicës” Ritvan Zykaj ndodhet për masën e sigurisë, të pranishëm janë edhe të afërm të Salkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët u vranë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj në janar të këtij viti.
Në duar ata mbanin pankartën me fotot e Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasi, bashkë me atë të Ritvan Zykat, ku kërkonin dënim me vdekje për kriminelët.
Nënë e bir u masakruan në shtëpinë e tyre, krim që u maskua si zjarr rënie, policia dhe prokuroria e zbardhen ngjarjen duke zbuluar autorët dhe motivin.
”I vrava se nuk takoja dot Hysnien”, kanë qënë fjalët e Kasëm Pirjasit në seancën për masën e arrestit, autori i vrasjes së dyfishtë në janar të këtij viti.

