Dënohet me 7 vite e 6 muaj Mark Frroku

Gjykata e Tiranes vendosi te denoje me 7 vite e muaj burg ish-deputetin Mark Frroku, për akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit pa leje.

Ndërsa sa i përket akuzës së vrasjes në Belgjikë në vitin 1999, Mark Frroku është shpallur i pafajshëm.

Më herët, në 16 mars Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-deputetin Mark Frroku të akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999. Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg, si dhe 10 vite heqje të së drejtës për funksione publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për veprën penale të vrasjes, Prokuroria iu referua dëshmive anonime të mbledhura në vendngjarje nga dëshmitarët. Organi i akuzës ka kërkuar 17 vjet burg për “vrasje me paramendim në bashkëpunim”; 15 vjet burg për “pastrim parash”, 4 vjet për “fshehje pasurie” dhe 3 vite burg për “ndërtim të paligjshëm me qëllime përfitimi”. Por në përfundim, në total, organi i akuzës ka kërkuar 25 vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur një hetim të ri pasuror për Mark Frrokun, familjarët e tij dhe për personat e bashkëlidhur me të, në kuadër të ligjit të antimafias.

vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?