Denoncimi, Tabaku: 60% e çmimit të karburantit është taksa

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, përmes një postimi në facebook, shkruan se “karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës”.

“60% e çmimit sot është taksa. Në 2014, qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe rajon”, lexohet në postimin e Tabakut.

Më tej Tabaku, shkruan edhe se: ”Rriti me 24% çmimin e energjisë elektrike. Rriti me 33% çmimin e biletës së urbanit. Rriti me 30% çmimin e ujit të pijshëm. Rriti me 30% tarifat e arsimit të lartë. Dyfishoi çdo taksë, uli konsumin, uli pagat, rriti çmimin e në këmbim nuk bëri asnjë investim! Këto janë fakte që propaganda si mohon dot! Sot çmimi i karburantit dhe çdo gjë tjetër që kushton më shtrenjtë është dhuratë e Qeverisë Rama”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?