Deputeti demokrat zbulon SMS-të që morën mbrëmë të gjithë mësuesit e Tiranës

 Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar sms-të që sipas tij i janë dërguar mbrëmjen e djeshme të gjithë mësuesve të Tiranës, në mënyrë që t’i bashkoheshin aktivitetit të sotëm të kryeministrit Rama dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Boçi publikon foto të sms-ve që u janë dërguar mësuesve, në mënyrë që të merrnin pjesë në aktivitetin ku do prezantoheshin reformat në arsim.

Deputeti demokrat thotë se përfaqësues të Partisë Socialiste u kanë kërkuar me insistim mësuesve të Tiranës, që të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I PLOTE
“Ky është lajmërimi për nesër (sot), ku mësuesit rreshtohen “me lezet” me detyrim paraqitje (përjashtohen vetëm ato që kanë provimin kualifikimit) në mitingun politik të rradhës.
Madje duhet të paraqiten 30 min para, që t’i bëhet apeli!
Në media këtë maskaradë do e paraqesin si lumturinë kolektive që ka kapur mësuesit nga efekti “reformë”.
Vetë mësuesit e shkretë, në ditë pushimi, do t’i duhet të dëgjojnë pallavrat e Linditës e Ramës për “sukseset” e “reformës” që ka vdekur arsimin shqiptar:
– Terrorizoi mësuesit
– I përqeshi e i talli në pafundësi ato
– I mashtroi në vazhdimësi për katër vite rresht
– Shkëputi lidhjet e tyre me nxënësit e prindërit
– Bëri çorap maturantët me një proces kaotik pranimesh në Universitet
– Rrënoi Universitetet publike
– Privoi të rinjtë nga arsimi i lartë
– Përqeshi me rritje page pedagogët
– Stopoi kërkimin shkencor
Në fund do durojnë të marrin një pozë për foto duke….buzëqeshur!!!”
SMS2
SMS1

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?