Deputeti Spaho: Argita në Kuvend iu drejtua elektoratit gri, nuk do e marrë partinë

Deputeti i PD-së Edmond Spaho, foli për fjalimin e Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar të mbledhur nga Sali Berisha. Spaho vlerësoi fjalimin e saj, ai shtoi se ajo foli si elektorat gri. Sipas tij nuk ka synim të marrë partinë.

”Argita bëri shumë mirë që foli në Kuvend. Drejtimi i ardhshëm i partisë nga Malltezi? Skup, s’ka asnjë bazë. Ajo e tha vetë e tha edhe zoti Berisha.

Ajo është anëtare e PD-së, ka të drejtë të ushtrojë funksionet e saj për të kontribuar në këtë forcë, bashkëshorti i saj është edhe më i vjetër, ka shkuar deri në anëtar i Këshillit Kombëtar. Zonja Malltezi iu drejtua një segmenti të caktuar të shoqërisë, iu drejtua elektoratit gri nga e cila vjen edhe ajo vetë”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?