DETAJE/ Aksidenti në Tiranë, identifikohet viktima, pranga shoferit
Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi dje me pasojë vdekjen e një 63-vjeçari. Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet XH.SH, banues në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Hoxha Tahsim” në zonën e Porcelanit.
Mësohet se viktima ishte duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një makinë tip “Seat” që drejtohej nga J.D., 28 vjeç. Për pasojë përplasja ka qenë fatale për 63-vjeçarin.
Ndërkohë, 28-vjeçari është arrestuar nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

