Detajet/ Dëshmitarët e atentatit në Durrës: Vrasësit ishin me makinë të zezë, ikën drejt Shijakut

Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë në Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, dëshmitarë të ndryshëm japin detaje për ngjarjen që tronditi sot qytetin bregdetar.

Ata kanë pohuar për “News 24” se automjeti tip “Audi” me targa AA 111 OI, ku udhëtonin viktimat Ervin Dalipaj dhe Xhulio Dautaj udhëtonte në rrugën dytësore Durrës-Tiranë dhe se ndiqej nga pas nga një automjet i zi. Të dyja makinat sipas dëshmitarëve ishin me shpejtësi të madhe.

“Automjeti ka qenë në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, ish-rruga e vjetër dhe janë ndjekur nga një automjet i zi. Dy automjetet kanë qenë me shpejtësi skëterrë. Më pas është qëlluar nga mjeti i zi, ndërsa mjeti “Audi”  ka lëvizur 20 m nga rruga dytësore drejt autostradës dhe çdo gjë ka mbaruar në pak minuta. Mjeti i autorëve është larguar në drejtim të Shijakut”, deklaruan dëshmitarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy viktimat janë transportuar tashmë drejt morgut të spitalit të Durrësit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie si dhe prokurorët e Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?