DETAJET/ Klodiana Lala: Çfarë di për kontrollin në shtëpinë e Saimir Tahirit

Katër oficerë të policisë gjyqësore kthyen përmbys mesditën e sotme shtëpinë e ish-ministrit Saimir Tahiri, pas autorizimit që i dha dje Kuvendi.

Ndërsa Tahiri është parë në ballkonin e banesës së tij, duke pirë cigare, gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala tregon disa detaje të pazbuluara më parë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24.

Sipas saj, oficerët që kontrolluan për rreth dy orë shtëpinë e tij, në prani të avokatit Maks Haxhia, nuk i kanë sekuestruar as telefonin personal dhe as ndonjë laptop të përdorur prej ish-ministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kontrolli ka zgjatur rreth dy orë. Me aq të dhëna sa kam unë nga Prokuroria, oficerët nuk kanë sekuestruar celularët, por as laptop e as ndonjë kompjuter të ministrit siç flitet”,- sqaroi Lala.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?