Digjet kamioni me shalqi në Qafë-Thanë
Një kamion me shalqi, i cili ishte duke udhëtuar drejt Korçës është përfshirë nga flakët në Qafë-Thanë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të këtij mëngjesi.
Raportohet se zjarri ka filluar në pjesën e pasme të kabinës dhe më pas është përfshirë në pjesën e pasme të kamionit.
Sipas asaj që njofton “Tvsot7”, nga zjarri është dëmtuar i gjithë shfaqini i cili ishte në kamion, ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet nga kamioni pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje mbërriti edhe një grup hetimor i policisë për zbardhjen e ngjarjes e cila paraprakisht dyshohet se u shkaktua nga një masë.

