Digjet një shtëpi, gjendet një trup i pajetë brenda

Trupi i pajetë i një njeriu i djegur plotësisht është gjetur në një banesë të pabanuar që është djegur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në Korçë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas banorëve dyshohet që viktima mund të ketë qenë një endacak i cili vërtitej në zonë dhe konsumonte pije alkoolike. Shtëpia ka qenë e pabanuar dhe mendohet se ai mund tëe këtë hyre brenda saj në gjendje të dehur dhe të ketë ndezur zjarr çka ka bërë që banesa të përfshihet nga flakët. Policia ende duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Informacion paraprak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambientet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?