
Një tjetër kioskë pranë qendrës së Tiranës u përfshi nga flakët, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin. Protestuesit më pas janë larguar nga vendngjarja, teksa kioska pranë stacionit të autobusit vijon të digjet. Gjatë protestës janë raportuar gjithashtu djegie koshash mbeturinash, hedhje fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve dhe përdorim i gazit lotsjellës nga ana e policisë. Protestuesit janë shpërndarë në rrugët e Tiranës ku u kanë vendosur flakën disa koshave në hurje të “Rrugës së Durrësit.” Po në këtë pikë, po hedhin edhe një mori fishekzjarrësh.


