“Dinjiteti në gjunjë”, Luan Rama: Historia bëhet, nuk shkruhet

Nga Luan Rama

Historia bëhet, nuk shkruhet.

DINJITETI NË GJUNJË

Swiss Digital Desktop Reklama

Në diplomaci, gjesti nuk është kurrë neutral. Ai është gjithmonë mesazh. Një gjest mund të duket si mirësjellje. Por kur përsëritet, ai nuk është më episod.
Bëhet model.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidomos në diplomaci, ku veshja, çdo centimetër distance, përkulja, çdo pozicion trupor, e madje edhe mënyra se si qëndron apo si jep dorën, kanë peshë simbolike, përsëritja nuk mbetet më në nivelin e etikës personale. Ajo shndërrohet në mesazh politik.

Në këtë kontekst, ulja në gjunjë nuk është thjesht një gjest fizik.
Ajo përcjell një mesazh të qartë simbolik: vendosjen e vetes në një pozicion inferioriteti përballë tjetrit, një shprehje që në gjuhën e politikës trupore lexohet si tejkalim i distancës protokollare dhe zhvendosje e ekuilibrit të zakonshëm të barazisë formale mes shteteve, çka në fakt protokollet e çdo shteti e respektojnë me shumë fanatizëm.
Nuk ka rëndësi vetëm çfarë synohet. Ka rëndësi çfarë lexohet.

Kur e njëjta sjellje përsëritet, leximi nuk mbetet më interpretim i rastësishëm. Bëhet perceptim.
Dhe perceptimi, në diplomaci, është realitet politik.
Në fund, nuk gjykohet më gjesti i vetëm, por modeli që ai krijon.
Modeli, kur përsëritet, nuk kërkon më shpjegim. Kërkon kuptim.
Kuptimi në diplomaci është gjithmonë më i fortë se qëllimi.
Nëse, paradoksalisht, ulja në gjunjë është shndërruar në vijë sjelljeje, qoftë edhe formalisht si një gjest xhentilesë, ajo vazhdon të prodhojë efekt të kundërt me atë që synohet.

Në marrëdhënie mes shtetesh partnere, ku barazia formale dhe solemniteti protokollar janë kod i panegociueshëm, nuk kemi të bëjmë më me detaj.
Kemi të bëjmë me problem të përfaqësimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?