Dollari amerikan nuk ndal hovin – Euro e Sterlina zhvlerësohen ndaj lekut

Tregu i këmbimit valutor vendas ka regjistruar luhatje për monedhat kryesore ndërkombëtare. Dollari amerikan vijon të ketë epërsi ndaj monedhës vendase. Valuta është forcuar me plot 0.5 lekë për njësi dhe këmbehet sot për 108.5 lekë në shitje dhe 109.5 lekë në blerje.

Ndërkohë, situata nuk paraqitet pozitive për sterlinën, e cila vijon të luhatet në tregun e këmbimit valutor vendas. Valuta britanike ka shënuar një rënie të lehtë ndaj lekut, duke zbritur në kuotën e 142 lekëve.

Euro nga ana tjetër vijon të mbetet ‘e pafuqishme’ ndaj monedhës vendase. Valuta europiane është zhvlerësuar lehtë ndaj lekut me 0.1 lekë për njësi. Monedha këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 124.9 lekë në blerje dhe 125.7 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera të huaja, dollari australian, dollari kanadez dhe franga zvicerane nuk kanë regjistruar luhatje gjatë ditës së enjte, duke mbetur kështu në të njëjtat vlera të një ditë më parë. /SCAN

SHKARKO APP