Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka nisur lëvizjet e para që pas marrjes së detyrës. Kështu është larguar nga detyra shefi i Krimit Ekonomik, Kreshnik Alimadhi, ndërsa në vend të tij është emëruar Artenis Merkaj.

Lëvizje ka pasur edhe në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë. Është larguar nga detyra shefi i Rrugores, Nertian Buzi, ndërsa në këtë post është komanduar Lusjan Zeqaj. Pas largimit nga detyra, Buzi është transferuar në Pukë.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve, por lëvizjet vijnë pak kohë pas zgjedhjes së Skënder Hitaj si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?