FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtoria e policisë rrugore: Paguani gjobat e makinave, ndryshe makina bllokohet!

Drejtoria e Policisë Rrugore sqaron:
Monitorim intensiv i qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara.
Gjatë muajve janar dhe shkurt, janë likuiduar mbi 16 000 masa administrative të prapambetura.
Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndaluar 623 automjete të shpallura alert nga Policia Rrugore.
Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në qarkullim dhe forcimit të zbatimit të ligjit, ka intensifikuar monitorimet dhe kontrollet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, duke përdorur, krahas pajisjeve inteligjente shpejtësimatëse, edhe pajisjen Scout.
Nëpërmjet kësaj pajisjeje realizohet monitorimi i vazhdueshëm i qarkullimit, me qëllim evidentimin e automjeteve debitore që qarkullojnë pa likuiduar masat administrative (gjobat), si dhe automjeteve të shpallura alert.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të verifikojnë dhe të likuidojnë detyrimet e papaguara, pasi kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe ndaj shkelësve do të merren masat administrative të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?