Droga, Çani: Tomi dhe Xherri nuk janë armiq si dikur, ata rrinë bashkë

Gazetari Arjan Çani i ftuar në “360 Gradë”, thotë se kanabisi është sport i preferuar i shqiptarëve dhe se fenomeni nuk do të zhduket asnjëherë për sa kohë tregu e kërkon.

Deklaratat e tij erdhën pas pyetjes në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama se policia e shtetit do të kalojë në poligrafin e së vërtetës.

Pjesë nga deklaratat:

Swiss Digital Desktop Reklama

Zheji: Si i vlerësoni deklaratat e Ramës që policia do të kalojë në poligraf?

Swiss Digital Mobile Reklama

Çani: Është aktor i paparë.

Demiraj: Do i ngeli gjysma e policisë. Kryeministri të futet i pari vet. Që nga kreu deri poshtë.

Çani: Shqiptarët nuk i kap.

Demiraj: Policia shqiptare i ka të gjitha kapacitetet.

Myftaraj: Çdo rrënjë droge këtu kontrollohet nga policia.

Çani: Unë mendoj që çështja e drogës, apo votës së lirë nuk janë çështje që i bëjnë shqiptarët të ngrihen në protesta. Këtu kemi palë që përplasen dhe Rama është i fituar. Nuk ka njeri ndërmend të ngrihet të protestojë dhe ta bëjë Edi Ramën apo policinë të zhvishet nga të këqinj. Droga do të vazhdojë. Për sa kohë tregu e kërkon kanabisin, do të mbillet. Të hiqet nga mendja se do të vazhdojë në këtë vend.

Do të goditen ata që duhen goditur. Tomi dhe Xherri nuk janë armiq si dikur, ata rrinë ndonjëherë edhe bashkë. Mos i gënjeni njerëzit. Historia nuk është bardh e zi. Le të kuptojmë që në të gjithë këtë zhurmë, e vërteta është në mes. Kanabisi është një sport popullor në Shqipëri. Vendi ku ka trafik dhe mafie më shumë është Itali.

Zheji: Ka një moment ku mafia kalon vijën e kuqe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?