Droga dhe rendi në shkolla, Rama: Angazhojmë 150 oficerë sigurie

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik sot projektin më të ri në kuadër të ruajtjes së rendit, rregullit dhe sigurisë në shkollat e vendit, duke angazhuar në 150 shkolla, 150 oficerë sigurie.

“Sot kemi vendosur që në 150 shkolla do të fillojnë nga puna, 150 oficerë sigurie të trajnuar enkas për këtë program, program që sikundër na e ka çmuar projekti pilot siguron një rritje cilësore të ndërveprimit mes shkollës, familjes dhe Policisë së Shtetit në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike, por edhe në funksion të parandalimit të fenomeneve të dhunës, të mbrojtjes së shëndetit dhe të moslënies së orëve të mësimit”- tha Rama.

Sipas tij, vendet e pasura hasin gjithnjë e më shumë në shkollë problemet e drogave të forta. “Nga ana tjetër jemi duke punuar për të zbatuar vendimin e heqjes përfundimtare të celularëve nga ambientet e shkollës për nxënësit dhe mësuesit”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tej Rama njoftoi vendimin tjeter: Së dyti kemi vendosur të ndërmarrim një ndryshim ligjor për të dyshuarit apo dënuarit për përfshirje në krim të organizua apo në organizatë terroriste,  të cilët do ti nënshtrohen një regjimi të rreptë izolimi dhe monitorimi që do t’iu ndërpritet cdo komunikim i brendshëm apo i jashtëm gjatë kohës së paraburgimit. Italianët e pagëzojmë me emrin 41 BIS, që do të thotë këta lloj përfaqësues të botës së krimit do të kenë kontakte të kufizuara me qeniet e tjera për gjithë kohën e vuajtjes së dënimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?