Duhani në krizë – Importojmë 7.4 mld lekë cigare

Ndërsa tregu shqiptar mbizotërohet ndjeshëm nga duhani i përpunuar i kompanive të huaja, industria e vendase e prodhimit të duhanit përballet me vështirësi të shumta.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, për vitin 2018 janë importuar janë importuar mbi 7.4 mld lekë cigare apo 3160 tonë. Ndërsa nga ana tjetër eksporti i duhanit të prodhuar në vend,  është rritur me trend minimalist dhe mbetet ende në shifra thuajse të pa konsiderueshme, të regjistruara në vitin 2018 në 431.2 milionë lekë apo 983 tonë.

Pas viteve ’90 kultivimi i duhanit është tkurrur ndjeshëm. Mungesa e  industrisë vendase për prodhim cigare, defektet e politikave agrobujqësore dhe konkurrenca nga importi ka shkaktuar rënie të prodhimit edhe eksportit të duhanit. Për ti dhënë një dorë rritjes së kësaj industrie, Ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe Ministria e Bujqësisë kanë nxjerrë një urdhër të përbashkët,  për ngritjen e një grupi pune me bazë të gjerë që do të analizojë, shqyrtojë dhe përgatisë rekomandime për rregullimin e kultivimit, grumbullimit, shitjes dhe politikave  fiskale për mbështetjen e industrisë së duhanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rekomandimet duhet të dorëzohen deri më datën 30 Qershor. Kultivimi dhe tregtimi i duhanit është i zhvilluar në disa zona të vendit, si në Shkodër apo dhe në  zonën e Dumresë në Elbasan. Por vështirësitë në tregtimin e këtij produkti kanë qenë të mëdha ndër vite edhe pse industria e duhanit krijon të ardhura për mijëra familje në këto zona

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria importon 7.4 miliardë lekë cigare nga jashtë, ndërkohë që industria vendase e kultivimit të duhanit përballet me vështirësi të mëdha.   Duket se më në fund, Qeveria ka vendosur të marrë masa për mbështetjen e këtij sektori.

Eksporti i duhanit të papërpunuar/cigare

Vitit 2017             Vitit 2018

716.5 ton           983 ton

361 milionë lekë     431.2 milionë lekë

Import i duhanit të përpunuar

Vitit 2017                Viti 2018

3527 ton               3160 ton

7.8 mld lekë           7.4 mld lekë

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?