Durrës, lëndë plasëse në zyrën e LSI-së

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një zyrë elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në lagjen nr.18 të Durrësit.

Shpërthimi, sipas policisë, ka ndodhur gjatë natës. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksplozivë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uniformat blu, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?