Durrës, pushuesit helmohen nga shitësit ambulatorë

Shumë pushues në Durrës, konsumojnë produkte që u ofrohen nga ambulatorët. Por ato nuk kanë asnjë siguri dhe kanë ndodhur jo pak raste helmimesh deri në dërgimin e të sëmurëve në spital.

Nëse vendos të konsumosh një produkt ushqimor nga këto shitës ambulantë mund të përfundosh edhe në spital.

Mjaft pushues që frekuentojnë plazhin e Durrësit, marrin këtë lloj shërbimi që nuk ka siguri. Tregëtimi i produkteve, kryesisht i akulloreve bëhet jashtë çdo standarti. Ndërsa kontrolli institucional mungon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kontrollon vazhdimisht restorantet apo edhe aktivitete e tjera që shërbejën për pushuesit në zonat turistike, por nuk mund të bëjë asgjë për ambulantët që shëtisin në brezin e rërës. Në këto kushte pushuesit duhet të kujdesen vetë për shëndetin e tyre dhe ndoshta kanë fat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?