Durrës, shpërthen automjeti i parkuar, dyshohet se iu vendos tritol
Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në rrugën “Taulantia” të qytetit bregdetar, ku një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët pasi ka shpërthyer.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi mjeti me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, ishte i parkuar në lagjen Nr.1 të qytetit, dhe në makinë nuk ndodhej asnjë njeri në momentin e ngjarjes.
Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa policia e Durrësit nga hetimt paraprake ngre dyshime se në mjet ishte vendosur një sasi e vogël lënde ekslozive.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 14.11.2016, rreth orës 18:15, në lagjen Nr.1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde ekslozive në pjesën e përparme të mjetit tip Fuoristradë me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, pa precedentë penalë.
Mjeti ka qenë i parkuar.
Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
/BW

