Durrës, taksisti humb kontrollin dhe përplas 66-vjeçarin në trotuar. Humb jetën në spital

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në Durrës këtë të hënë, ku humbi jetën 66-vjeçari Fezi Dine. Sipas dinamikës së ngjarjes, drejtuesi 26-vjeçar i një taksie, Aldi Talelli, e kishte parkuar fillimisht automjetin në vijat e bardha.

Pak çaste më vonë, mjeti ka dalë nga kontrolli dhe ka përfunduar në trotuar, në një moment kur aty po kalonin disa qytetarë, mes tyre edhe një vajzë e mitur. Mjeti ka përshkuar trotuarin dhe ka përplasur 66-vjeçarin, i cili ndodhej pranë një biznesi. Pas përplasjes, drejtuesi i taksisë është parë ende brenda automjetit, ndërsa mjeti ka lëvizur mbrapsht.

Qytetarët e pranishëm kanë ndërhyrë menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurit. 66-vjeçari është transportuar më pas në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja po hetohet nga autoritetet për të përcaktuar rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?