Durrës/Pedofili i shkruan të miturës numrin e telefonit dhe fjalë të turpshme
Rastet e tilla në Shqipëri janë shtuar dhe përbëjnë rrezik. Lidhur me këtë problem, policia e Durrësit bën me dije se ka vënë nv pranga një 34-vjeçar pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë me një të mitur.
Referuar hetimeve, efektivët e Durrësit mundën të zbulojnë skemën që Ilir Çullhaj me banim në qytetin bregdetar, kishte përdorur për të mashtruar të miturën 12-vjeçare me inicialet A.M.
34-vjeçari i ka dhënë të miturës me banim në Durrës, një letër ku kishte të shkruar numrin e tij të celularit. Po ashtu në letër kishte të shkruara, pohuan zyrtarë nga policia.
Çullhaj ka tentuar ta marrë vajzën në makinën e tij, por fatmirësisht ngjarja e rëndë është parandaluar pasi vetë e mitura, e cila ka refuzuar të hipë në makinën e tij.
Pas kallëzimit të bërë në polici, efektivët e policisë së Durrësit kanë nisur hetimet duke bërë të mundur arrestimin e autorit i cili akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”.

