Dy arrestime në Vlorë e Sarandë për vjedhje e shpërdorim detyre/Emrat
Policia ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë së Vlorës kanë kapur shtetasin A. Memushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Për këtë shtetas Gjykata Vlorë me vendimin Nr.407 datë 22.11.2017, ka caktuar masën ”Arrest me burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Vjedhje”, e parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
Po ashtu Specialistët e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim
E. Dafa, 33 vjeç, banues në Tiranë. Për shtetasin E. Dafa, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë me shkresën Nr.1280/1 datë 22.11.2017, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale ”Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

