Dy lëkundje vetëm sot, ja qytetet që u “tronditën”
Dy tërmete janë regjistruar sot në vendin tonë, duke vazhduar valën lëkundëse që prej kohësh ka mbërthyer tashmë Shqipërinë. IGJEUM raporton se ka regjistruar dy goditje në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas IGJEUM, si mund ta shihni dhe në hartën më poshtë, lëkundjet janë regjistruar në Gjirokastër dhe më pas, epiqendra është spostuar në Bubullime të Lushnjes.
Për fat, magnitudat nuk kanë qenë të forta, 2.5 i pari dhe 2.4 tërmeti i dytë. Ndërkohë nuk ka raportime për dëme.

