Dy prokurorë nga Holanda, për vrasjen e trefishtë në Tiranë
Dy prokurorë nga Holanda vijnë në Tiranë për të marrë dhe administruar gjurmët e gishtave të dy vëllezërve Markeljan e Klevis Doçi, të arrestuar për vrasjen e trefishtë të ndodhur në afërsi të Fakultetit të Shkencave, pak kohë më parë.
Prokurorët holandezë me anë të letër-porosisë, kanë kërkuar të asistojnë në marrjen në pyetje për llogari të hetimeve të nisur në Roterdam për vrasjen e shtetasit Durim Sulku. Kjo seancë pyetje-përgjigje pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve nga prokurorët e Krimeve të Rënda, për llogari të hetimeve të nisur në Holandë.
Dy vëllezërit Doçi akuzohen për vrasjen e atentatorit të xhaxhait të tyre, Besnik Sulku, si dhe dyshohet se janë autorë të vrasjes së ndodhur në prill të këtij viti në Holandë, të shtetasit Durim Sulku.

