E denoncoi të zhdukur, e bija merr lajmin tragjik për të atin

Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë nga Policia e Tropojës, tri ditë pasi u denoncua si i zhdukur nga vajza e tij. Trupi i pajetë i shtetasit J.M është gjetur në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan. Sipas policisë, dyshohet se vdekja e këtij shtetasi të ketë ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb, duke rënë nga një lartësi rreth 60 metra.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.11.2017, në vijim të kërkimeve për gjetjen e shtetasit J.M, të shpallur në kërkim, bazuar në denoncimin e bërë nga e bija, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe familjarët, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, u gjet trupi i pa jetë i shtetasit J.M, 56-vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet e deri tanishme dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim, pasi më datë 27.11.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Tropojë, vajza e tij shtetasja S.M, ku ka denoncuar se më datë 24.11.2017, babai i saj shtetasi J.M, ka shkruar në mal me bagëti dhe nuk është kthyer në banesë. Materialet për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?