E FUNDIT/ Eksploziv në Vlorë, shpërthen një makinë, plagoset një person (Foto)

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë ka shpërthyer në Vlorë dhe një person është plagosur, rreth 25 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pranë ISSH-së.

Makina ka targat AA 298 SL.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet për një bombë me telekomandë nga distanca. Mendohet se bëhet fjalë për një sasi rreth 300 gram eksplozivi, pasi automjeti është dëmtuar në pjesën më të madhe të tij. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka rrethuar zonën për mbledhjen e provave. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një zonë me lëvizje të shumta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?