“E keqja e Shqipërisë nisi kur u kanabizua vendi”

Ish- ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar në emisionin “Real Story” votimin në parlamentin holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët.

“Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër dhe asnjë nga miqtë ndërkombëtarë me të cilët unë jam konsultuar nuk e di si janë hapat e mëtejshëm për këtë situatë. Ata ngrenë pyetjen “Po sikur të ngrihen vende të tjera?”, shprehet Shehu.

Shehu thekson se e keqja e Shqipërisë nisi kur u kanabizua vendi. “Me ato para grupet kriminale blenë zgjedhjet dhe më pas u përhapën në të gjithë Europën”, shton ish ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?