E vrasin kur po hante drekë në restorant
Alfred Deda u vra me armë ndërsa ishte duke qëndruar në një lokal në Ndroq, në prani të personave të tjerë. Autori i krimit, që tashmë është identifikuar nga policia, është afruar pranë tij dhe e ka qëlluar për vdekje. Në restorant ka patur plot klientë të tjerë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja, rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Policia tha se ka identifikuar vrasësin dhe është në ndjekje të tij. Në media është raportuar se ai është J.Gj.një 27 vjeçar nga Shijaku me lidhje familjare me Altin Hajrin, që konsiderohet një ndër të fortët e Durrësit me lidhje të forta politike. Por akoma policia nuk ka dhënë emrin e vrasësit.