Edi Rama flet për Kujtim Gjuzin dhe Rudina Hajdarin

Kryeministri Edi Rama thotë se do bëjë reforma të rëndësishme dhe me opozitën e re. Por i pyetur për cilësinë e kësaj opozite, Rama tha se për këtë llogari duhet ti kërkojnë Luzlim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

“Nuk mendoj që Rudina Hajdari është karagjoze, nëse ka debat për nivelin e tyre që ka atje shkoni pyesin ata që i kanë futur në Parlament. Ata i ka futur Basha e Monika… Ata i kanë futur, ata ikën nga Parlamenti dhe nga lisat e tyre erdhën disa zonja dhe zotërinj. Ka njerëz më nivel dhe ndonjë që rrit audiencën e Opinionit për të krijuar ilariteti siç është kujtim Gjuzi. Listën e solli Lulzim Basha, nuk ka lidhje kjo me ne”, tha Rama.

Gjate emisionit të së mërkurë në Opinion, Gjuzi tha se ishte rrobaqepës dhe se i kishte qepur pantallonat madje Edi Ramës deri sa ky i fundit mësoi të qepte vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam qepur asnjëherë pantallona, por e kam thënë që jetën e tretë e kam thënë … Nuk do rri me denoncuesin dixhital unë. Në jetën e tretë kam dhe shumë dëshirë të qep. Në atë kohë nuk e kam njohur fare këtë, pantallonat në atë kohë kishte dy figura… Që unë dua të bëhem rrobaqepës kjo nuk është sekret”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?