Ekspertiza mjekoligjore/ Ndaj Ervin Daliapajt u qëllua me mbi 50 plumba
Ekspertiza mjekoligjore, ka zbuluar se në trupin e Ervin Daliapajt dhe mikut të tij Juxhin Dauti, janë zbrazur dy karikatorë me plumba, 50 deri në 60 të tillë, ndërsa vetë Dautaj ishte bërë shoshë nga plumbat, kishte gati 20 të tillë në trup.
Mbi mjetin tip “Audi” që dyshohet se drejtohej nga Dalipaj, që u ekzekutua mesditën e sotme në Sukth me breshëri plumbash ku gjeti vdekjen e menjëhershme.
Referuar ekspertizës mjekoligjore, 37-vjeçari Dalipaj, ka marrë 5-6 plumba vetëm në kokë, 5 në kraharor dhe të tjerat në gjymtyrë.
Në policinë e Durrësit është sjellë edhe automjeti tip “Audi” për të kryer ekspertizën.

