Ekstradimi i Seitajt, Prokuroria pushon hetimet
Pasi Gjykata e Katanias la në ”arrest shtëpie”, financierin e grupit Habilaj, Nezar Seitaj, mësohet se Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimin mbi ligjshmërinë e ekstradimit të tij drejt Italisë. Hetimet për ligjshmërinë e ekstradimit janë pushuar në fund të qershorit dhe vendimi është miratuar edhe nga Gjykata e Durrësit.
Ky institucion arsyeton se parregullsitë e tre institucioneve për ekstradimin e Seitit, konkretisht Prokuroria, Gjykata dhe Drejtoria e marrëdhënieve Juridiksionale nuk përbëjnë vepër penale, por vetëm masë disiplinore.
Gjykata e Katanias vendosi një ditë më parë të lehtësojë masën për Nezar Seitin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, por ndërkohë pritet një tjëtër seancë më 4 shtator në Apel. Nezar Seit u arrestua më 19 nëntor në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge.

