FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Evakuohen 54 mijë persona për një bombë ajrore

Më shumë se 54 mijë njerëz në qytetin jugor gjerman të Augsburgut do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre mëngjesin e Krishtlindjeve, ndërsa autoritetet lajmëruan se do të shpërndanin një bombë gjigante ajrore prej 1.8 tonësh nga Lufta e Dytë Botërore.

Katedralja mesjetare e qytetit dhe bashkia janë zona të mbyllura.

Policia tha të shtunën se askush nuk do të lejohet në rrugën përreth nga ora 8 paraditen e së dielës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se është e pamundur të thuhet me saktësi se sa kohë do të marrë për të transportuar të sigurt bombën. Njerëzit që nuk mund të gjejnë strehim të përkohshëm janë akomoduar në shkolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjetja e bombave të Luftës së Dytë Botërore nuk është diçka e pazakontë në Gjermani. Megjithatë, ky evakuim është më i madhi, ndërsa më herët në vitin 2011, u evakuuan përkohësisht 45 mijë persona nga qyteti Koblenz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?