Facebook ndihmoi në fitoren e Donald Trump?
Çfarë ironie!
Në fillim të fushatës zgjedhore në SHBA, rrjeti social më i madh në botë, Facebook, u akuzua se po e dëmtonte kandidatin republikan, Donald Trump, pasi skuadra e tyre nuk i shfaqte lajmet konservatore në rubrikën ‘trending’ në ‘murin’ e FB.
Më vonë FB vendosi që të mos ketë një ekip njerëzish që kujdeset për këtë çështje, por të vendosë algoritmi.
Tashmë, disa ditë pasi është vendosur se kush do jetë presidenti i ri i SHBA, Facebook është nën akuzë se ka ndihmuar në fitoren e Donald Trump.
Aq shumë po kritikohet FB nga mediat tradicionale si BBC, Guardian apo Bloomberg, sa themeluesi Mark Zuckerberg ka reaguar duke mbrojtur rrjetin e tij.
“Është një çmenduri të thuash që Facebook ndikoi në zgjedhjet presidenciale,” tha Zuckerberg.
Por përse akuzohet Facebook?
Sipas BBC, të dhënat tregojnë se disa lajme false janë shpërndarë në shumë në këtë platformë se vetë lajmet që i përgënjështronin këto mashtrime.
Për shumicën e amerikanëve, Facebook ishte burimi kryesor prej nga merrnin lajmet.
Por për shkak të algoritmit të FB, në ‘murin’ e çdo përdoruesi shfaqen gjithmonë e më shumë lajme nga ato që ai do të shohë, duke ia përforcuar gjithmonë e më shumë bindjet politike që kishte.
“Facebook u jep njerëzve atë që duan,” tha Zuckerberg.
Megjithatë, ai e pranoi se ka një problem në këtë drejtim.
Ndërkohë, Zuckerberg tha se është optimist për presidencën e zotit Trump. MAPO
KOHA JONË SONDAZH

