Zak Topuzi: Fasadat nuk janë thjesht estetikë, janë çështje sigurie!
Nga Zak Topuzi
Po diskutohet gjatë që fasadat ventiluse si inovacion e normativë që zbatohet në botë. Pas situatës Grenfell Tower fire në 2017 (një nga tragjeditë më të mëdha urbane në Europë), BE, ndaloj përdorimin Alukobond ACP me bërthamë plastike (PE).
BE nuk ka ndaluar alukobondin, por ka ndaluar praktikisht përdorimin e ACP me bërthamë plastike (PE) në ndërtesa të larta. Problemi nuk është alumini, por bërthama plastike që digjet shumë shpejt dhe përhap zjarrin në fasadë.
Për këtë arsye, godinat e larta, kërkojnë projektim serioz kundër zjarrit, kërkojnë ndërprerje vertikale/horizontale (fire barriers) dhe rrjeta anti-insekte, mbyllje në bazë dhe në majë! Kjo është më e rezikshme në vazhdimësi pasi mund të bëhet fole për brejtës që ngjiten në çdo kat.
BE ka vendosur parimin kryesor: Materialet e fasadës së ventiluar duhet të jenë A1 ose A2 për godina të larta që kuptimi praktik është:
*Porcelan / gur natyral → A1 (më i sigurti)
*Fibër çimento / Alucobond A2 (me mineral core) → shumë i sigurt.
Ps. Ja një godinë me material A1 në Tiranë që konsiderohet më i sigurti, Porcelan!
KOHA JONË SONDAZH

