Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:22 Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive Qeveria spanjolle ka kërkuar pezullimin e operacioneve të TikTok në vend derisa platforma të eliminojë materialet e abuzimit seksual të fëmijëve. Ky njoftim u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fati i refugjatit, plaga e tragjizmit të “tokës së djegur” – Homazh, sot në Ditën Botërore të Refugjatëve

Aktualitet E premte, 20 Qershor 2025 11:00
Fati i refugjatit, plaga e tragjizmit të “tokës së djegur” – Homazh, sot në Ditën Botërore të Refugjatëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

A mund ta imagjinoni se si do të ishte, të linit shtëpinë, kujtimet, ëndrrat, mallin dhe dhimbjet, për të ikur diku tjetër, atje ku askush nuk të pret, në një vend, i cili mund të të dobojë me të njëjten pamëshirë si ai fat që të dëboi nga toka e të parëve, nga atdheu që nuk mundi të vijonte të ishte më një At’ Dhé?
Ikën i përzënë nga tmerri dhe frika, nga lufta dhe nga vdekja, ikën për të besuar se mund të ketë jetë diku tjetër, diku që mund të mos ishte e rrethuar me mure dhe me tela me gjemba, me kordonë policie dhe makineri ushtarake, që në vend të mirëseardhjes të pret me skërmitje dhëmbësh, nerva të tendosura, hipokrizinë e pështirë të humanitetit dhe bukën e hidhur të mëshirës. Të pret për të të treguar se bota që ke lënë dhe ajo që ke gjetur nuk ndyshon. Nëse ike nga toka e djegur, toka që të pret është gati të të përpijë, me të njëjten pamëshirë si bombardimet dhe zjarri i armëve.

A mund të imagjinoni sfidat me të cilat do të përballeshit dhe ndjenjën e humbjes që do të ndjenit? Epo, çdo minutë 20 njerëz i nënshtrohen kësaj përvoje të hidhur dhe bëhen refugjatë. Ndoshta ju jeni edhe vetë një refugjat ose njihni njerëz të zhvendosur që jetojnë në komunitetin tuaj.
Në një botë ku dhuna, persekutimi dhe lufta detyrojnë mijëra njerëz të ikin çdo ditë, është e rëndësishme që ne të gjithë të bashkohemi në mbështetje të refugjatëve dhe ka më mirë se në Ditën Botërore të Refugjatëve? Ky rast i veçantë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë për atë që kalojnë njerëzit e zhvendosur, si dhe të festojë refugjatët në të gjithë botën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, ndërsa shohim përreth dhe dëgjojmë britmat e një bote që nuk resht së ndëshkuari më të pambrojturit, ndjejmë se nuk mjafton vetëm dhimbja për të ndryshuar realitetin. Shifrat janë të frikshme, por më tronditëse janë fytyrat pas tyre – fëmijët që rriten nëpër kampe, nënat që humbasin gjithçka përveç shpresës, burrat që ikin nga vdekja për të kërkuar jetën. Ajo që ndodh në Gaza, në Sudan, në Ukrainë, në Jemen, në shumë cepa të harruar të globit, është një pasqyrë e asaj që ende nuk kemi mësuar si njerëzim: të mbrojmë jetën, jo kufijtë; të ndërtojmë ura, jo mure; të jemi njerëz, jo vetëm shtetas.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, kur gjithnjë e më shumë njerëz zgjohen me frikën e humbjes, jo të ëndrrave por të vetë ekzistencës, është koha të shohim përtej statistikave dhe të pranojmë se liria për të qëndruar, siguria për të mos ikur, është një e drejtë, jo një privilegj. Askush nuk duhet të largohet nga shtëpia e tij, përveçse kur shtëpia pushon së qenë vend i jetës. Dhe nëse bota nuk u ofron strehë atyre që i ikin vdekjes, atëherë ne jemi të gjithë bashkëfajtorë në këtë heshtje të turpshme.

Mund t'ju interesojë

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 3 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 34 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 39 minutash

T’i japim zë kësaj dite është më shumë se një gjest simbolik, është një thirrje për veprim, për solidaritet, për ndryshim. Sepse refugjati nuk është tjetri. Është vetja jonë në një rrethanë tjetër. Dhe historia na mëson se sot është ai, nesër mund të jemi ne. Le ta bëjmë këtë ndërgjegjësim një premtim: që të mos lejojmë kurrë që asnjë njeri të mbetet pa tokë, pa strehë, pa dinjitet.

Etiketat e lidhura

albert vatajDita Boterore e Refugjatit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re
Para 3 minutash

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit
Para 3 minutash

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të...

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru
Para 4 minutash

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Nations League: Mancini dhe Zidane, dy legjenda përballë në San Siro
Para 6 minutash

Nations League: Mancini dhe Zidane, dy legjenda përballë në San Siro

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.