Federata Europiane e Gazetarëve: Kjo sjellje e përsëritur e Ramës duhet ndalur

Federata Europiane e Gazetarëve, ka reaguar lidhur me shqetësimin e shprehur nga ana e gazetarëve lidhur me ofendimet e kryeministri Edi Rama në drejtim të tyre një ditë më parë.

Në një deklaratë shoqata ne fjalë dënon veprimin e kryeministri dhe inkurajon gazetarët që të bëjnë punën e tyre. EFJ mbështet shqetësimin e gazetarëve shqiptare pas fyerjeve dhe intimidimit që bëri kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

“Federata Europiane e Gazetarëve sjell në vëmendje se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që edhe mund të mos u pelqejnë politikanëve dhe kjo nuk eshte një arsye për t’i intimiduar e sulmuar ata për punën e tyre investiguese. Kjo sjelle e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë, duhet të ndalet”,-thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?