Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ferid Kola, skulptori i shpirtit shkodran, veprimtari i paepur i promovimit të artit

Aktualitet E enjte, 17 Prill 2025 11:11
Ferid Kola, skulptori i shpirtit shkodran, veprimtari i paepur i promovimit të artit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Po aq sa si skulptor, Ferid Kola qëndron lart edhe si profesor dhe veprimtar qytetar, sepse te ai njerëzorja është më e fortë se sfida; shpirti i tij krijues dhe i paepur është ajo që i kundërvihet përjetësisë me të cilën ai përballet në çdo përpjekje për të fituar. Sot, i thinjur, duket sikur është derdhur në një kurorë vezulluese, ku më shumë se vitet, mbi katër identitete të dallueshme për nga karakteri dhe temperamenti, rëndon e tashmja e pështjelluar – përditshmëria që gjithmonë gjen arsye për të rrënuar, por që nuk arrin të marrë më shumë se një zbardhje flokësh, thellim vështrimi dhe kumbim zëri. Si për të folur jo vetëm me ty, por me të gjithë ata që duhet të dëgjojnë e të ndiejnë këtë kushtrim: praninë e një artisti që bëhet tregues i një gjendjeje shpirtërore dhe qytetare.

Me zërin e tij të thellë dhe kumbues, ai “trazoi” rendin tonë atë ditë rrugëve të Shkodrës. Teatraliteti i komunikimit të tij është i denjë për çdo skenë, edhe pse ai është artist i një dimensioni tjetër – ai i formës që i jep kuptim dhe qëllim gurit, baltës, shpirtit dhe kohës. Më flet për Shkodrën, pak për veten. Në një shfletim kujtimesh, hedhim vështrime e përkujtime me mall. Jo çdo gjë është siç duhet në qytetin që e duam fort. Bisedojmë dhe debatojmë për artin, për ato nivele të larta ku frymëmarrja e përjetshme fut frymë në gur dhe e shndërron në vepër, ku pi gjirin legjenda dhe ngrihet përmendore, ku e zakonshmja e të bukurës bëhet himn i së jashtëzakonshmes. Aty ku gjithçka që na rrethon është ajo që duam e dëshirojmë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E megjithatë, shumë gjëra në Shkodër mund të ishin më mirë sesa janë sot. Duhet t’i shkëputemi darëve të politikës dhe robërisë së interesit, për t’i lënë vend meritës, konkurrencës së ndershme dhe përfaqësimit dinjitoz. Të largohemi nga meskinëria, të ngremë një substancë njerëzore dhe një integritet që fisnikëron të bukurën dhe e mrekullon zakonshmërinë, në mënyrë që të mos i detyrojmë të talentuarit e zhgënjyer të kërkojnë shanse diku tjetër. Pajtohemi që jo çdo gjë është aq ideale sa ne e ëndërrojmë, por Shkodra i ka të gjitha mundësitë për të qenë dhe për të mbetur ajo që bijtë e saj e kanë kurorëzuar ndër shekuj si “Djepi i kulturës”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ferid Kola e ndien dhe e shpreh atë që ne ia dëshirojmë Shkodrës, sepse ai pranon përgjegjësinë që ka artisti në kohën e vet. Edhe pse arti nuk mund të thotë gjithçka, ai e dëshmon se duhet të ndryshojnë shumë gjëra – me vepër dhe me vullnet qytetar. Sepse tolerimi i problematikave e legjitimon të keqen, duke e shndërruar në normë.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 24 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 40 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore

Në këtë rrjedhë u zhvillua biseda jonë atë ditë. Nuk mund të them se i gjetëm zgjidhje gjithçkaje, por patjetër i hapëm zemrën asaj ndjesie të thellë që përvëlon shpirtin, sepse ne i duam gjërat të jenë ashtu siç i meriton Shkodra – qyteti që mund të mos jetë vend pasurie, por është dhe duhet të jetë tempull shpirtëror. Dhe kur është kështu, ajo mund të ndjehet gjithmonë, të ngrihet në çdo akt sublim dhe të mbetet Shkodër.

Dolëm nga ky rreth vëzhgimesh e reflektimesh, dhe folëm për shumë të tjera: për përvojat e tij, për udhëtimin e gjatë të veprave që ka formësuar me baltë e mermer, për shpirtra të thyer që i ka ngjitur në lartësinë e qiejve, sepse ka ditur të bëhet rrahje zemre në çdo kraharor dhe frymë në çdo dhimbje.
Nga duart e tij kanë dalë mbretër legjendarë dhe figura të lavdishme të Shkodrës; kanë rilindur simbole dhe janë ngritur kulme kujtese e krenarie, ku është themeluar ambicia jonë – jo vetëm shkodrane, por shqiptare.

Në studion e tij banon e gjithë historia e arbërisë sonë – që nga Genti Mbret e deri te një zë i këputur në shpirtin e një dashurie që nuk ngopet me qiell e nuk ngihet me det.
Ai, Ferid Kola, është miku im. Por, mbi të gjitha, është një bashkëshort që mbart shpirtin e një misionari, një baba që ngre një qiell ku çdo faj gjen falje dhe çdo dhimbje merr shpagim. Ai është një rrëfim që mbart rrëmet, por edhe prehje – një përmasë që e nderon të bukurën dhe e shenjtëron njerëzoren.

Etiketat e lidhura

albert vatajFerid Kola
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 3 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 24 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 28 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 29 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.