Festat “ngrijnë” tenderët – Mbi 20 prokurime do hapen nga data 30 nëntor

Festat zyrtare të 28-29 nëntorit duket se kanë stopuar jo vetëm punën në administratë, por edhe atë të Agjencisë së Prokurimit Publik, ku autoritetet kontraktore kanë publikuar kërkesat e tyre, por hapja e garave do të bëhet vetëm në datën 30 nëntor.

Kjo shtyrje vjen edhe si pasojë e pushimit në ditën e hënë, përcaktuar si e tillë me një vendim qeverie. Janë mbi 20 prokurime publike, që janë të dukshme në faqen zyrtare të APP-së, ndërkohë që pranimi i ofertave do të mund të bëhet vetëm pas përfundimit të pushimeve. Me shtyrjen në kohë të kryerjes së procedurave.

Punonjësit e Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore duhet të presin për tu pajisur me këpucë të papërshkrueshme nga uji, banorët e fshatit Vreshtas në Elbasan për sistemin e kanaleve ujitëse, Ujësjellësi i Beratit për të kryer punime mbrojtjeje për linjën e transmetimit Bogovë-Polican, apo studentët e Universitetit Politeknik të studiojnë në ambiente të mobiluara dhe të ngrohta sipas kërkesave në tender.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe një sërë tenderësh të tjerë të institucioneve qendrore e vendore janë paralizuar si pasojë e pushimeve zyrtare, pavarësisht nevojave që ata kanë shprehur përmes tenderëve që pritet të hapen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?