Fleckenstein: Ju presin sfida të mëdha, nuk do të ketë më negociata

Pas negociatave për të gjetur konsensus maxhorancë-opozitë, eurodeputetët David McAllister, Knut Fleckenstein dhe ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin darkuan në një restorant në Tiranë. Darka mes tyre zgjati rreth 60 minuta, ndërsa iu bashkua për disa minuta edhe Kryeministri Edi Rama.

Raportuesi i PE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në një prononcim për gazetarët, u shpreh se tashmë nuk do të ketë më negociata.

“Nuk do të ketë më negociata. Politikanët po përballen me sfida të mëdha. Njoh shumë vende në Europë që ju mbështesin”, u shpreh Fleckenstein.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, McAllister theksoi se BE-ja mbështet Shqipërinë dhe se politikanët tanë po përballen me sfida të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?